Trajneri i Spurs, Antonio Conte ka refuzuar të garantojë të ardhmen e kapitenit Hugo Lloris.
Kontrata e portierit 34-vjeçar skadon në fund të sezonit dhe Conte tha se aktualisht ka prioritete të tjera transferimi, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tha në një konferencë për shtyp dje se Lloris është një pikë referimi për klubin, por se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të.
“Me siguri ai është një pikë referimi për lojtarët e tjerë dhe Hugo e di shumë mirë se çfarë mendoj unë për të dhe çfarë mendon klubi për të. Tani do të shohim, por unë nuk e di se çfarë realisht do të ndodhë”, deklaroi Conte.
/GazetaBlic Sport/


