Sporti

Kriza tek Barcelona, nuk ka dhurata për futbollistët në lidhje me festat e fundvitit

12/25/2021 20:45
nga:Mergim Rreci

Babagjyshi i festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, këtë vit nuk do të kalojë në “Camp Nou”.

Në koherencë të plotë me politikën e re që po ndjek klubi, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të mos u bëjnë asnjë dhuratë futbollistëve për Vitin e Ri 2022.

Një risi e pakëndëshme kjo për lojtarët e Barçës sepse duke iu referuar asaj që raporton AS në kohën e Bartomeut, dhuratat për futbollistët gjatë periudhës së festave ishin bërë traditë te blaugranat.