Manchester City i pagoi Aston Villas 117.5 milionë euro për transferimin e Jack Grealish.
Reprezentuesi anglez pranoi se ka më shumë vështirësi nga sa priste për t’u përshtatur me realitetin që gjeti te kampionët e Anglisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj se nuk kam qenë keq deri më tani, por kam ende shumë për të dhënë. Ka qenë shumë më e vështirë për t’u përshtatur nga sa e imagjinoja. Unë jam ende duke mësuar dhe përshtatur. Kam dëgjuar se disa lojtarëve u duhet një vit për t’u përshtatur plotësisht me Manchester Cityn dhe ndoshta është e njëjta gjë për mua. Dua të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asistime vitin e ardhshëm. Kërkesat brenda dhe jashtë fushës këtu janë të çmendura. Është e pabesueshme dhe kjo është arsyeja pse klubi ka qenë kaq i suksesshëm ndër vite”, tha mesfushori në një intervistë për Sky Sports.
/GazetaBlic Sport/


