Lajme

Rritja e rasteve me omikron, anulohen 1600 fluturime në SHBA

12/25/2021 19:17
nga:Y I

1600 fluturime janë hequr nga programi për shkak të rritjes së rasteve me omicron në në SHBA në këtë periudhë pushimesh të Krishtlindjeve.

Anulimet e fluturimeve janë bërë për shkak të pandemisë që prek punonjësit e linjës ajrore.

Fluturimet e anuluara i kanë vendosur në vështirësi amerikanët të cilët kanë mbushur aeroportet për të udhëtuar për pushimet e Krishtlindjeve.

Në mbarë botën mbi 5.400 fluturime janë anuluar nga dita e premte deri të dielën për shkak të pandemisë së COVID-19.

Periudha e pushimeve të Krishtlindjeve përbën periudhën më intensive dhe ku udhëtohet më shumë brenda vitit.

Numri i rasteve me koronavirus në Itali vazhdon të rritet