Sporti

Arsenali kërkon shërbimet e sulmuesit që po shkëlqen në Serie A

12/25/2021 17:40
nga:Mergim Rreci

Arsenali po supozohet se do të mposhtë Juventusin në garën për transferimin e Dusan Vlahovic.

Topçinjtë mund të tejkalojnë gjigantët e Torinos dhe Valhovic është në interesin e tyre të madh, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 21-vjeçar ka 18 gola dhe tre asistime në 22 ndeshje këtë sezon, duke bërë klubet e mëdha evropiane të “çmenden” pas tij.

Megjithatë, çmimi i kërkuar prej 80 milionë eurosh është një pengesë e cila po e shoqëron edhe Arsenalin, por sipas mediave angleze klubi po tenton të sigurojë shërbimet e tij me një marrëveshje të mundshme me klubin italian.

/GazetaBlic Sport/