Sporti

Lajm i mirë për Liverpoolin: Tre lojtarë rikthehen në stërvitje pas infektimit me COVID-19

12/25/2021 09:41
nga:E K

Liverpool ka marrë një lajm të mirë.

Treshja e infektuar me COVID-19, (Van Dijk, Jones, Fabinho) që nga java e kaluar, tashmë kanë rezultuar negativ në koronavirus, shkruan GazetaBlic Sport.

Van Dijk, Jones dhe Fabinho tashmë janë rikthyer në stërvitje të plota me ‘The Reds‘.

Tani te Liverpooli, i vetmi lojtar i lajmëruar pozitiv, dhe që mbetet akoma në izolim është Thiago Alcantara që u infektua disa ditë pas treshes.

/GazetaBlic Sport/