Lajm i mirë për Carlo Ancelottin. Sipas Marca, Gareth Bale, Marcelo, Luka Modric, Rodrygo, Isco dhe Alaba kanë pasur një test negativ PCR dhe mund t’i bashkohen stërvitjes pas pushimit të Krishtlindjeve.
Në përgjithësi, Marcos Asensio duhet vetëm të dalë negativ, që Real Madrid të paraqitet pa raste për rifillimin e La Ligës. Udhëtimi i radhës është planifikuar për në 2 janar, në vizitën në Getafe, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se merengët kryesojnë aktualisht kampionatin me 46 pikë, tetë më shumë se Sevilla, në vendin e dytë.
/GazetaBlic Sport/


