Ish- kryeministri i Kosove, Avdullah Hoti ka dhënë detaje inetresnate në kohën kur erdhi në krye të qeverisë dhe për vendime që ka marrë në mënyrë që procesi i dialogut Kosovë- Serbi të mbyllet brenda disa muajsh apo brenda një viti, raporton Gazeta Blic.
“….Mandej gjatë rrugës dolën ide për shkëmbim territoresh dhe kanë qarkulluar ato ide. Ka pasur reagime edhe të LDK dhe partive tjera dhe mandej, taksa 100 për qind, dhe ishte bllokuar çdo komunikim sa i përket dialogut”, tha ai në “Blic Interview”.
Në qeverinë sa ishte kryeminisër, shton Hoti kanë marrë vendime të vështira.
”Në ditën e tretë të qeverisjes, kur i kemi hequr disa masa të reciprocitetit me kërkesën e partnerëve tanë ndërkombëtar që t`i japim frymë dialogut për një periudhë të caktuar, me një agjendë të qartë të dialogut. Cila ka qenë kjo agjendë – Unë kam negociuar me BE – Gjermanië dhe Francën për saktësi dhe në koordinim m SHBA që të marrim garanca”, tha ai.
Hoti shtoi se në procesin e dialogut po hyhej jo për marrëveshje teknike, por për marrëveshje përfundimtare
”Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhieneve dhe ne jemi dakorduar në termat e marrëveshjes përfundimtare dhe pasi kam marrë këto garanca e kam shtyrë një muaj e gjysmë dialogun dhe këto garanca i kam marrë në Samitin e Parisit. Edhe presidentit të Serbisë i ëstë thënë se bëhet fjalë për marreveshje reciproke dje cështja e dytë me një afat kohore dhe jo pa fund. Ideja ishte që për disa muaj ose brenda viti ta konsumojmë temën e dialogut”, ka thënë Hoti./ Gazeta Blic


