Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është i ftuar në Blic InterView me Astrit Gashin.
Hoti për herë të parë ka dhënë detaje për marrëveshjen e Uashingtonti të 4 shtatorit dhe për atë sesi kjo marrëveshje nuk po respektohet nga Qeveria Kurti.
Kush e bindi Kosovën sipas tij që të jenë pjesë e Mini Shengenit, tash me emrin e ndryshuar “Open Ballkan” (Ballakni i Hapur).
Çka decidivish i kërkoi SHBA, LDK e Avdullah Hotit sa ishte kryeministër për ketë nismë?
Pse sipas tij marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk mund të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit pavarësisht fuqisë politike?
Për çfarë marrëveshje ishin gati Kosova e Serbia ta nënshkruajnë me pajtimin e SHBA dhe Bashkimit Evropian? – Hoti jep detaje ekskluzive në këtë intervistë .
A duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicës serbe sipas ish-kryeministrit të Kosovës dhe si arriti ai ta heq nga tavolina një Asociacion me kompetenca ekzkekutive ?
Cilat ishin katër veprimet gjatë qeverijes së tij që Kosova të mos përballej me krizën aktuale eneregjetike?
Për këto dhe tema të tjera Blic InterView me Astrit Gashin transmetohet me fillim nga ora 20:20 në RTV Dukagjini dhe në faqen e Facebook të Gazeta Blic


