Sporti

Inzaghi befason me komentin e tij: Nuk e dija se Lukaku do të largohej

12/24/2021 16:05
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk e kishte idenë se Romelu Lukaku po largohej nga klubi për t’iu bashkuar Chelseat në një nga transferimet më të mëdha në merkato të verës.

Ai tha se ka stërvitur Lukakun për një javë dhe se ai ishte një lojtar i shkëlqyer, por që nuk e dinte se po largohej, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kam stërvitur Lukakun për një javë dhe ai është një lojtar i shkëlqyer. Nuk dukej se do të dilte, ishte planifikuar vetëm shitja e kalimit të Hakimit. Kur e kuptova se Lukaku do të largohej, po atë natë fola me Beppe Marotta dhe Piero Ausilio dhe u thashë se duhej të merrja në punë Edin Dzekon, sepse ai ishte një sulmues që mund ta ndihmonte këtë ekip”, ka treguar trajneri duke folur në La Gazzetta dello Sport.

/GazetaBlic Sport/