Sulmuesi i Wolverhampton i është propozuar skuadrës së Liverpool për merkaton e janarit.
Paul Merson ka thënë se Liverpool duhet të nënshkruajnë me një sulmues tipik dhe duhet të targetojnë sulmuesin e Wolves, Raul Jimenez.
Firmino ka lëshuar formën e tij dhe është tani Diogo Jota ai që po luan si titullar. Megjithatë, Merson beson se ‘Reds’ kanë nevojë edhe për Jimenez.
“Liverpool duhet të nënshkruajnë me një sulmues si Raul Jimenez në janar – dhe jo vetëm si mbulim për Kupën e Afrikës”, ka thënë Merson.
“Ata duhet ta kenë dikë që mund të jetë aty derisa Sadio Mane e Salah janë larg. Por, mendoj se ju duhet dikush edhe për të ardhmen”, shtoi ai.
“Jota dhe Firmino janë lojtarë shumë të mirë, por unë akoma mendoj se ata kanë nevojë për qendërsulmues dhe nëse sjellin Jimenez, ai do të luante”, ishin fjalët e Paul.
Raul Jimenez ka shkëlqyer në Premier League me fanellën e Wolverhampton Wanderers, sidomos në kohën kur luante nën urdhrat e Nuno Santos.


