Lajme

Vjen lajmi i mirë për Kosovën: Po bie çmimi i energjisë në bursë!

12/24/2021 13:37
nga:Y I

Kosova vazhdon të varet nga importi i energjisë elektrike, si rezultat i mungesës së prodhimit vendor, ndonëse çmimi i saj këto ditë ka qenë shumë i lartë.

Të martën dhe të mërkurën që lamë pas, çmimi i një megavati energji elektrike në bursën hungareze të energjisë ka qenë mbi 420 euro, përderisa çmimi i një megavati sot është rreth 208 euro.

Nesër Kosova do të mund ta importoj edhe më lirë çmimin e energjisë, pasi që sipas bursës hungareze, çmimi mesatar i një megavati do të jetë rreth 186 €.

Përndryshe, Kosova është duke aplikuar reduktime të ashpra të energjisë elektrike për shkak të mungesës së prodhimit vendor.

Aktualisht në funksion të prodhimit të energjisë janë 3 blloqe të TC Kosova A dhe një bllok i Kosovës B. Blloku tjetër i këtij termocentrali pritet të kthehet në funksion pas rreth 1 muaji. /Front Online/

Ndihma sociale që s’u mjafton as për këpucët e fëmijëve