Aventura e mbrojtësit amerikan, Dest te Barcelona duket të jetë drejt fundit.
Amerikani nuk po gjen vend në formacionin bazë të ‘Blaugranëve’ dhe duket se shpejtë do largohet nga Camp Nou, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Bayern Munich ka shfaqur interesim për Sergino Dest, dhe mësohet se bavarezët kanë kontaktuar Barçën gjashtë javë më parë.
Klubi gjerman mund të bëjë lëvizje për lojtarin që në janar.
/GazetaBlic Sport/


