Sporti

Skriniar i hapur për një largim nga Interi

12/24/2021 10:52
nga:E K

Milan Skriniar nuk do të refuzonte një lëvizje jashtë Serie A, edhe pse ai ‘nuk po mendon të largohet nga Interi’, ndërsa shpjegon dallimet mes trajnerëve Antonio Conte dhe Simone Inzaghi.

Mbrojtësi është lidhur vazhdimisht me një largim nga San Siro, pasi kontrata e tij do të skadojë në qershor 2023, shkruan GazetaBlic Sport.

Përderisa përmenden Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelona, Premier League është shumë e etur për ta marrë atë, me Tottenham Hotspur – tani të menaxhuar nga ish-trajneri i Interit Conte – Manchester United dhe Liverpool poashtu të interesuar.

“Conte më uli dhe më shpjegoi lëvizjet, duke përdorur edhe video. Ai me të vërtetë i godet vazhdimisht lojtarët e tij, duke shpuar këtë mentalitet fitues tek ata. Ne përfundojmë duke e thithur atë edhe nëse përpiqemi të rezistojmë!”

“Inzaghi është si një shok skuadre. Ai na kupton, na flet, qesh dhe bën shaka. Bëmë shaka me Conten, por kryesisht pasi kishim fituar Scudetton.

“Tani ndihemi më të lirë dhe këtë mund ta shihni edhe në fushë. Unë jam qendërmbrojtës, por ndonjëherë përfundoj në sulm”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.