Sporti

Chelsea i vihet pas Destit

12/24/2021 08:47
nga:E K

Chelsea ka bërë gati 30 milionë funte për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Sergino Dest.

Dest nuk e ka bindur Xavin, por e ka bindur Thomas Tuchel i cili e do në Stamford Bridge sipas Daily Express.

Ben Chilwell është dëmtuar sërish dhe Tuchel e sheh Destin si një opsion të mirë për të mbuluar hapësirat e lëna bosh nga futbollistët e dëmtuar kohë pas kohe.

Kujtojmë se Dest u transferua këtë verë te Barcelona.

/GazetaBlic Sport/