Sporti

Tirana fiton derbin e jashtëzakonshëm ndaj Partizanit

12/23/2021 21:55
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi i madh shqitpar mes Partiaznit dhe Tiranës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Orges Shehut ka triumfuar në momentet e fundit në këtë takim.

Përgjoni shënoi për skuadrën bardhë e blu dhe avantazhin për 0 me 1, por më pas Junior barazoi shifrat në 1 me 1 nga penalltia.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultat të tillë, në skenë doli Xhixha i Tiranës që shënoi për 1 me 2 dhe fitoren e madhe të bardhë e kaltërve.

Kjo është renditja tabelare e dy skuadrave pas kësaj ndeshje.

/GazetaBlic Sport/