Sporti

Ousmane Dembele pranon uljen e pagës, vazhdon kontratën me Barcelonën

12/23/2021 18:22
nga:Mergim Rreci

Fundi i spekulimeve, Ousmane Dembélé do të qëndrojë te Barcelona edhe përtej këtij sezoni.

Sipas Sport , 24-vjeçari anësor francez pranoi propozimin e katalanasve dhe do të zgjasë kontratën deri në vitin 2026, duke i shtuar edhe katër vite kontratës aktuale, e cila do të skadonte në fund të këtij sezoni, përcjell GazetaBlic Sport.

Dembélé pranoi uljen e pagave të propozuar nga drejtuesit e Joan Laporta dhe kontrata e re do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Francezi u nënshkrua në vitin 2017 nga Borussia Dortmund, pas largimit të Neymar në PSG, për 135 milionë euro, por lëndimet e shumta kanë penguar atë.

/GazetaBlic Sport/