Lajme

Vjedhje e rëndë në dy shtëpi në Podujevë

12/23/2021 17:58
nga:Gazeta Blic

Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur në Podujevë.

Në dy shtëpi, janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Dy ankuesit meshkuj kosovar kanë raportuar se deri sa shtëpitë e tyre kishin qenë pa përkujdesje, dyert e shtëpive ishin hapur me forcë dhe sipas tyre nga dy shtëpitë janë vjedhur para të gatshme si dhe stoli ari. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka dhënë detaje se çka është vjedhur, ndërkohë që rastin e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”, I njëjti, siç thotë PK, po vazhdon të hetohet.

Duhet theksuar se vjedhjet e rënda po vazhdojnë të jenë të theksuar edhe përgjatë këtij viti në Podujevë, ndërkohë që një tjetër vjedhje e tillë ka ndodhur edhe ditë më parë në qendër të qytetit.