Është raportuar se stadiumet italiane do të mbeten me kapacitet 75 për qind, por tifozët do të urdhërohen të mbajnë maskat e tyre në çdo kohë dhe Green Pass mbetet i detyrueshëm.
Vala e fundit e COVID-19 po përhapet në të gjithë globin për shkak të variantit Omicron, i cili transmetohet shumë më lehtë se versionet e mëparshme të virusit, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy raundet e ndeshjeve të Serisë B të përcaktuara për periudhën e Krishtlindjeve janë shtyrë për shkak të numrit në rritje të rasteve mes lojtarëve dhe stafit.
Shpresohet gjithashtu se kjo do t’i japë të gjithëve kohë për të marrë injeksione përforcuese, por një gjë mbetet në fuqi, kapaciteti i 75% të tifozëve të pranishëm.
/GazetaBlic Sport/


