Lajme

Prokurori i Shtetit: Lajmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte i rrejshëm

12/23/2021 17:46
nga:Y I

Sot rreth orës 02:00, u raportua për vendosjen e një mase me eksploziv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj informate, Policia evakuoi të gjithë qytetarë dhe stafin nga objekti i stacionit.

Por nga Policia e Kosovës kanë thënë për “Gazeta Blic” se pas kontrolleve të kryera në zonë nga Prokurori i shtetit lajmi është cilësuar si i rrejshëm

Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm” thuhet nga Policia për “Gazeta Blic”

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin