Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kanë afat kohor ligjor që deri me 6 janar, të arrijnë ta zgjedhin kryesuesin e kuvendit komunal të Prishtinës, në të kundërtën do të ketë sërish zgjedhje të reja për asamble komunale, raporton Gazeta Blic.
Derisa afati ligjor për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit komunal, po afrohet, edhe negociatat me partitë tjera janë duke u bërë intensive.
Lidhja Demokratike e Kosovës, formulën më të mirë për partneritet në numra në kuvendin komunal të Prishtinës, duket se po e sheh Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dy parti opozitare në Prishtinë, tashmë kanë deklaruar publikisht se do të qëndrojnë në opozitë. Përtej kësaj, PDK, ka arritur të sigurojë nëntë asambleistë në kuvendin komunal të Prishtinës,
Gazeta Blic merr vesh nga burime të sigurta brenda Komunës së Prishtinës, se niveli i negociatave për arritjen e koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së, ka arritur deri tek figurat kryesore të dy partive në kryeqytet: Përparim Ramës dhe Uran Ismailit.
Sipas informacioneve, Rama ka kontaktuar direkt Ismailin, i cili është nënkryetar i PDK-së dhe ishte kandidat i kësaj partie për kreun e Prishtinës.
Mësohet se në bisedën mes Përparim Ramës dhe Uran Ismailit, ky i pari i ka kërkuar të dytit që të merren vesh direkt këta të dy, pa ndonjë interferim nga zyrtarë tjerë të të dy partive.
Mirëpo, ende nuk ka ndodhur takimi final mes tyre. Kjo pasi që, Uran Ismaili, gjendet në pushime dimërore dhe nuk është fizikisht në Prishtinë.
Kjo ka bërë që Rama të pres edhe disa ditë ardhjen e Ismailit dhe të fillojnë negociatat mes tyre.
Gazeta Blic, ka tentuar të flas zyrtarisht me Përparim Ramën dhe Uran Ismailin, por që nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
Përparim Rama zëvendësohet në Kuvendin Komunal