Lajme

Flasin nga Policia për “Gazeta Blic” rreth lajmit për bombë në stacionin e autobusëve, tregojnë çfarë po ndodh

12/23/2021 15:23
nga:Y I

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë u raportua për vendosjen e një mjeti eksploziv, raporton Gazeta Blic.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar lajmin për “Gazeta Blic” dhe kanë theksuar se po merren me trajtimin e informatës.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës” thanë nga Policia për “Gazeta Blic.

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin