Para disa kohësh këngëtarja e njihur Beatrix Ramosaj, u përfol shumë në të gjitha mediat rozë për lidhjen e saj me futbollistin e njohur brazilian Neymar.
Trixa në shoqërin e kusherirës së saj Anxhelina Hadërxhonaj, kishin qenë të ftuara në ditëlindjen e futbollistit, ku kishte shfrytëzuar momentin duke shkrepur disa fotografi edhe me lojtarët e tjerë të skuadrës së tij si Kylian Mbappe, shkruan GazetaBlic.
Më vonë këngëtarja në një emision kishte treguar se ka raporte të mira me të, ku ajo i tregoi edhe mesazhet me të ku dukeshin mjaftë të afërt.
Së fundmi Beatrix, pas hyrjes së saj në “BBV”, po komentohet jashtëzakonisht shumë në mediat rozë për lidhjen e saj me aktorin e njohur nga Shqipëria, Donald Veshaj.
Dyshja shfaqen tërë kohës afër njëri-tjetrit, dhe ky afrimitet siç duket po krijon një ‘lidhje’ mes tyre.Gjatë një bisede sot në shtëpinë më të famëshme në Shqipëri, Trixa filloi të tregoj për takimin e saj me futbollistët, ku kurioziteti i Donaldit tregonte se ai filloi të bëhej pak xheloz, video është publikuar në profilin zyrtar të “Big Brother Vip”./GazetaBlic/
View this post on Instagram


