Aktori i njohur Devin Retrey, është arrestuar me akuzën për tentim vrasje të të dashurës së tij.
Ai u bë i njohur me rolin e tij si vëllai i madh ‘i keq’ i Kevin McCallister në filmin, “Home Alone”, shkruan GazetaBlic.

Devin u arrestua pasi që akuzua për dhunë në familje pasi dyshohet se tentoi të mbyste të dashurën e tij në një dhomë hoteli në Oklahoma, në fillim të këtij muaji.Ku raportohet seaktori kishte qenë i inatosur më të dashurën e tij, derisa dyshja kishin pirë në një lokal.
Përleshja mes çiftit vazhdoi deri në dhomën e hotelit, ku dyshohet se aktori e dhunuoi të dashurën e tij dhe u përpoq ta mbyste atë.
Aktori u arrestua pas sulmit, dhe tani po përballet me akuza për dhunë në familje.Dyshohet se aktori i është drejtuar ‘viktimës’, “Se Kështu vdes ti”./GazetaBlic/



