Omicron mbërrin në Shqipëri. Varianti i fundit i koronavirusit ndodhet tashmë edhe në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy raste.
Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mëngjesin e sotëm, gjatë daljes publike.
Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta.
Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani.
Sipas Rakacollit situata paraqitet e qëndrueshme si në rastet ditore dhe në rastet që kërkojnë trajtim spitalor.