Lajme

Presidenti i Kroacisë arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

12/23/2021 10:23
nga:M K

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka arritur sot në Kosovë.

Milanoviq është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Për të pritur atë në sheshin kryesor të Prishtinës është organizuar edhe një ceremoni shtetërore, ku të pranishëm janë edhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas takmit me Osmanin, presidenti kroat pritet që në mesditë të takojë edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Ndërkohë në pasdite Milanoviq pritet të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Milanoviq do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.

Milanoviq do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.