Maluma, këngëtari i sukesshëm latin ka ndarë me ndjekësit një postim shumë special, rreth një miku të vogël, i cili lufton me sëmundjen e kancerit.
“Sot dua t’ju prezantoj me mikun tim Bastian… Ky Engjëll erdhi në jetën time disa muaj më parë dhe është bërë mësuesi im i jetës. Sot dua të përdor rrjetet e mia sociale për të dërguar një mesazh për të gjithë këta luftëtarë që luftojnë dita-ditës në betejën kundër kancerit, për t’u thënë atyre se sado e errët të duket rruga, gjithmonë ka një dritë plot shpresë. Faleminderit Bastian që je ti, që erdhe në momentin që kisha më shumë nevojë për ty. Këtu jemi të gjithë pranë jush për t’ju shoqëruar dhe për të vazhduar të ëndërrojmë së bashku. Të dua mik!”, ka qenë mbishkrimi i fotos.
View this post on Instagram


