Sporti

17 fitore në një vit kalendarik si mysafir, Milan barazon rekordin e madh në Serie A

12/23/2021 08:13
nga:Lorik J

Fitorja 4-2 e Milanit ndaj Empolit, bëri që ata të barazojnë një rekord fitoresh në Serie A si mysafir.

Siç raportohet nga Opta Paolo, fitorja e Milanit ndaj Empolit ishte fitorja e tyre e 17-të jashtë fushe në 2021, duke e bërë atë ekipin e dytë në Serie A që fiton kaq shumë ndeshje jashtë vendit në një vit të vetëm kalendarik.

Përpara tyre është Napoli, klub i cili fitoi 18 ndeshje jashtë fushe në vitin 2017 nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm Maurizio Sarri.

Fitorja e kuqezinjve sonte do të thotë se ata shkojnë në pushimin e Krishtlindjeve me 42 pikë, vetëm katër pikë prapa rivalëve vendas dhe liderëve të ligës Inter.

Ndeshja e radhës mes dy skuadrave milaneze është planifikuar për më 6 shkurt, ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për titull.

/GazetaBlic Sport