Turizem

Pamjet që tregojnë borën me drita blu në Rusi

12/22/2021 23:17
nga:G C

Festat në shumë vende reflektojnë me dritat e varura në shtëpi, por në pjesën e largët të Rusisë, biologët po shohin vezullimet festive në dëborë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo u vëzhgua nga biologët që punonin në Arktik në brigjet e Detit të Bardhë, të cilët vunë re drita të zbehta blu që shkëlqenin në borë.

Vera Emelianenko, një mikrobiologe që qëndronte në një stacion të largët në terren, mblodhi një pjesë të borës, e vendosi nën një mikroskop dhe zbuloi se shkëlqimi ishte nga kafshët e vogla biolumineshente të quajtura kopepodë.

Të quajtur insektet e detit, këto krijesa zakonisht gjenden në oqean në thellësi prej 90 metrave gjatë ditës dhe më pas vetëm disa metra gjatë natës.