Sporti

Milani rikthehet tek fitoret në Serie A, Napoli befason me humbjen nga Spezia

12/22/2021 22:39
nga:Mergim Rreci

Milani është rikthyer tek fitoret në Serie A.

Skuadra e Piolit ka triumfuar ndaj Empolit në transfertë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 4, me Kessien që shënoi dy gola dhe Florenzi e Hernandez nga një për “Rossonerët”. Në anën tjetër, shqiptari Nedim Bajrami shënoi gol të bukur për Empolin, si dhe Pinamonti në fund të ndeshjes.

Napoli ka befasuar të gjithë duke u mposhtur nga Spezia. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 1, me Jesus që shënoi gabimisht në portën e tij.

/GazetaBlic Sport/