Banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Antonela ka filluar të komentohet edhe më shumë qysh kur u bë pjesë e këtij reality show.
Gjatë shumë debateve, ajo ka rrëfyer dhe ka zbuluar shumë nga jeta e saj private, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi, në një bisedë me Sarën tregoi se paguhet më shumë se bloggeret.
“Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogger-e edhe nuk ja kam arritur por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë. Unë paguhem më shumë se blogger-at për një publicitet apo për një reklamë në Instagram”, tha Antonela./GazetaBlic/


