Lajme

Nervozohet në Facebook, Jahja Koka: Nuk e lejoj Ballkanin e Hapur derisa të jem gjallë

12/22/2021 17:59
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Jahja Kokaj, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku jep qëndrimin e tij për “Ballkanin e Hapur”.

Në këtë status që gëlon nga gabimet drejtshkrimore të shumta,  Kokaj ka shprehur haptas kundërshtimin e tij për Ballkanin e Hapur.

“Kushdo që ka dy fije logjike në kokën e tij, e kupton që pa njohjen e Kosovës, përmes Ballkanit të Hapur, Vuçiqi dhe të tjerë si ai, do të vinin si sundimtarë,” – ka shkruar Kokaj.

Ai ka deklaruar se nuk do ta lejon Ballkanin e Hapur “derisa të jetë gjallë”.

Kujtojmë që z. Kokaj ka premtuar edhe dërgimin e një sateliti hapësinor në hapësirë gjatë Qeverisë Kurti II.

Statusi i plotë:

ESENCA E BALLKANIT TË HAPUR

Rankoviqi, Millosheviqi, Markoviq, Perovic e shumë të tjerë si ata, për gati 100 vjet, erdhën nga Beogradi dhe kaluan kufirin e Kosovës, duke ardhur si sundimtar.

Tashmë ne e kemi shpallur pavarësinë, por Sebija edhe me Kushtetutën e saj, ende e konsideron Kosovën si koloni të Serbisë.

Kushdo që ka dy fije logjike në kokën e tij, e kupton që pa njohjen e Kosovës, përmes Ballkanit të Hapur, Viçiq dhe të tjerë si ai, do te vinin si sundimtar .

NE QË E KEMI PËRJETUAR SUNDIMIN E VUÇIT,-MILLOSHEVIQIT DHE RANKOVIQIT, NUK E LEJOJME KETE PER DERISA TË JEMI GJALL.