Showtime

Kida shfaqet përvëluese në bikini nga plazhi i Dubait

12/22/2021 16:40
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Kida ka festuar ditëlindjen e 24-të.

Këtë ditëlindje ajo e organizoi në vendin luksoz, Dubai e rrethuar me miqtë e saj më të mirë, shkruan GazetaBlic.

Nga atje nuk kanë munguar pozat e ndryshme nga këngëtarja të cilat kanë marrë shumë vëmendje.

Kida ka vënë në pah linjat trupore dhe shfaqet e kuruar deri në detajin më të vogël.

Ndryshe, këngëtarja ka publikuar edhe albumin e saj të parë dhe kënga “Mo jo” ka filluar të dëgjohet në masë të madhe./GazetaBlic/