Sporti

Ishte në qendër të kritikave, Sergio Ramos po rikthehet në formacionin e Pochettinos

12/22/2021 16:04
nga:Mergim Rreci

Duket se momentit negativ të Sergio Ramos në Paris Saint-Germain i ka ardhur fundi.

Për herë të parë që nga ardhja në klubin parizian (merkato verore), qendërmbrojtësi thirret për të dytën herë radhazi dhe tashmë është gati për ndeshjen e kësaj të mërkurë, kundër Lorientit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e fundit e reprezentuesit spanjoll në ligën franceze ishte kundër Saint-Étienne më 28 nëntor dhe më pas humbi tre ndeshjet e ardhshme për shkak të lodhjes së muskujve.

Sergio Ramos filloi në ndeshjen Kupën e Francës kundër Feignies-Aulnoye, dhe tani thirret sërish.

/GazetaBlic Sport/