Në kuadër të projektit të përbashkët në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks, studentet e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Kompjuterike po angazhohen në projekte reale gjatë studimeve.
Si rezultat i suksesit të treguar gjatë praktikës dhe angazhimit në projekte gjatë “Summer Academy” studenti i Kolegjit Universum Erand Raka është punësuar në kompaninë Incodeks.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.
Incodeks është kompani e cila vepron në qytetin e Ferizajt dhe ofron shërbime të teknologjisë informative me fokus në inteligjencë artificiale. Incodeks eksluzivisht punon për klientë ndërkombëtar dhe ka një prespektive të mirë të rritjes së numrit të klientëve.
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org
Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.
(Artikull i sponsorizuar)