Jemi nga vendet me më shumti zgjedhje nacionale të organizuara në dekadën e fundit.
Por, përderisa në vendet e tjera të njëjtat organizohen për çështje ekonomike apo sociale, tek ne, arsyeja parësore është dialogu me Serbinë, përcjell GazetaBlic.
Ditëve të fundit kanë filluar sërish të qarkullojnë zëra rreth zgjedhjeve të mundshme në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, megjithatë në horizont të paktën nuk ka predispozita për një gjë të tillë.
I fundit që i përmendi zgjedhjet nacionale ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Selmanaj mbrëmë në ATV shtoi mes tjerash se Qeveria Kurti do të rrëzohet vitin e ardhshëm.
“Këta kanë me e rrëzu veten nga frika e këtij përfundimi që mund tu vij pas disa vitesh, këta kanë me e rrëzu veten për shkak të pazotësisë për me u ballafaqu me tema të mëdha. Albin Kurti si i vetëm nuk mund ta mbyll temën e dialogut me Serbinë, edhe pse i ka votat”, ka thënë Selmanaj.
Driton Selmanaj: Qeveria Kurti do të rrëzohet vitin e ardhshëm
Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci.
Ky i fundit, thumboi kolegun e tij të Kuvendit, duke thënë se Selmanaj kishte deklaruar që Kurti nuk do bëhej kurrë kryeministër, por një gjë e tillë ndodhi njëmend.
“Driton Selmanaj thoshte se Albin Kurti kurrë nuk do të bëhej kryeministër, por Albin Kurti u zgjodh kryeministër i vendit me 51%”, tha fillimisht ai.
Ndërsa, sa i përket asaj se vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet nacionale, Bajqinovci u tregua i prerë:
“Deklaratat e Selmanajt nuk i marrim seriozisht. Zgjedhjet e ardhshme do t’i kemi në vitin 2025”, përfundoi ai për GazetaBlic.
LDK në Prizren – Shaqir Totajt: Jo faleminderit, qëndrojmë në opozitë
/GazetaBlic/