Sporti

Atleti që mori pjesë në Lojërat Olimpike, Ian Matos vdes në moshën 32 vjeçare

12/22/2021 13:15
nga:Lorik J

Braziliani Ian Matos, i cili ishte pjesë e ekipit olimpik për kërcimin në ujë në Lojërat Olimpike 2016, vdiq në moshën 32-vjeçare si pasojë e një infeksioni në mushkëri.

Informacioni u dha nga Komiteti Olimpik Brazilian (COB), ku shprehin “keqardhjen e thellë” për vdekjen e parakohshme të kërcyesit olimpik, duke kujtuar kontributin e Ian Matos në rritjen e sportit, përcjell GazetaBlic Sport.

Atleti ishte shtruar që prej 30 tetorit në një spital në Rio de Zhaneiro, fillimisht si pasojë e një infeksioni në fyt, i cili kaloi në ezofag dhe më pas çoi në komplikacione të frymëmarrjes.

Ian Matos, specialiteti i të cilit ishte trampolina me tre metra, filloi të shquhej si junior dhe mori pjesë në disa kampionate Panamerikane dhe Botërore, krahas Lojërave Olimpike Rio-2016, kompeticion në të cilin u rendit i teti.

/GazetaBlic Sport