Sporti

Chelsea “shkatërrohet” nga lëndimet dhe COVID, Tuchel: Nuk mund t’i detyroj lojtarët të vaksinohen

12/22/2021 12:55
nga:Lorik J

Mes lëndimeve dhe rasteve pozitive të koronavirusit, Chelsea po përgatitet të përballet me Brentford në Kupën e Ligës pa shumë lojtarë dhe Thomas Tuchel do të duhet të mbështetet në talentet e Akademisë.

Trajneri gjerman foli për situatën e vështirë në konferencën për shtyp, ku tha se nuk mund t’i detyrojë lojtarët që të vaksinohen, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk dua të përfshihem dhe të drejtoj gishtin tek lojtarët e pavaksinuar. Është një zgjedhje e lirë. Unë mund të kem një mendim, por edhe një lojtar mund të ketë një opinion”, tha fillimisht Tuchel.

“Ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të vaksinohen dhe unë nuk do të ndryshoj mendim për këtë. Jam i vaksinuar, thjesht e kam marrë vetë këtë vendim. Por nuk jam eksperti i kësaj çështjeje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport