Showtime

“Lajm i mrekullueshëm”, reagon Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, pas nominimit më afër për Oscars të filmit “Zgjoi”

12/22/2021 11:10
nga:Donika Fetahu

Pas super lajmit nga industria e filmit se filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtarë që do të garojnë për çmimin prestigjioz Oscar.

Kosova për herë të parë ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtarë për Oscars 2022, shkruan GazetaBlic.

Urimet filluan menjëherë ku shumë fytyra publike reaguan pas një lajmi të tillë, shkruan GazetaBlic.

Reagimet nuk munguan as edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, të cilët në një postim në Facebook, kishin shkruar në gjuhën angleze: “Lajm i mrekullueshëm! “Zgjoi” u përfshi në listën e ngushtë në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Blerta Basholli dhe ekipi”, ishte shkruar në gjuhën angleze për nominim e filmit “Zgjoi” ./GazetaBlic/