Rita u kthye në Australi dhe nuk ka humbur kohë duke e zhvendosur përsëri jetën e saj në Sydney.
Ylli i muzikës pop u shfaq e relaksuar në një sallon bukurie.Kjo vjen mes raportimeve të fundit që këngëtarja do të fejohet me të dashurin e saj regjisor, Taika Waititin, shkruan DailyMail.
Rita doli me një fustan ngjyrë portokalli, ku dukej mahnitëse si gjithmonë, përcjell GazetaBlic.
Këngëtarja kosovare me famë botërore tha në ‘The Independent’ se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe deklaroi në lidhje me romancën e saj me Taikën, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të./GazetaBlic/




