Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, ka qenë njëri nga fytyrat publike më të komentuar së fundmi për ngjarje të ndryshme si për një lidhje me Bora Zemani, takimin me Efin, sherrin mes Antonelës dhe Arjolës.
Dhe së fundmi Atdheu vazhdon me ‘provokime’ ai në “InstaStory”, ka publikuar një fotografi të duarve të tij dhe të një vajze me unazë në gisht, kurse fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale janë disa detaje të cilat ngjallin dyshime se ajo mund të jetë moderatorja Bora Zemani, ku fansat kishin vërejtur se ngjyra e këmishës dhe e thënjëve është e ngjashme me atë të dorës në foton e Atdheut, shkruan GazetaBlic.
Por se a është me të vërtet Bora apo jo mbetet të shihet, pasi që deri tani nuk ka reagime nga asnjëri./GazetaBlic/




