Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u është drejtuar asamblistëve të Vetëvendosjes me kërkesë për unitet dhe që të jenë një opozitë e fortë e ish-kundërkandidatit të tij, Bedri Hamza.
Fillimisht, ai ka uruar ata për detyrën e marrë, për të cilën tha se buron nga populli dhe i shërben popullit.
“Më pastaj dua të ju kërkoj në emrin e mijëra votuesve, që të gjithë të jeni të bashkuar, të lidhur fort me njeri-tjetrin, për të bërë opozitë të pakompromis në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës. Çdo përjashtim, çdo largim apo çdo përçarje është në kundërshtim me votën që e kërkuam dhe me premtimet që i dhamë”.
“Katër vjet shkojnë shpejt në opozitë, katër vjetët e tjerë opozitën apo pozitën do ia siguroni ju subjektit, në të cilin jemi, subjektit nën flamurin e të cilit qëndrojmë”.