Lajme

Faton Peci: Do ta shihni me kohën që kam të drejtë, disa në Ministri që tentojnë keqpërdorime janë shokë të “Ganës”

12/21/2021 21:54
nga:M K

Ministri Faton Peci, në debat e sipër përballë analistëve, ka dhënë detaje interesante, ani pse nuk u lëshua në aventura për t’i shpalosur shumë nga to.

Mes tjerash, ai tha se disa në Ministrinë që ai drejton e që tentojnë keqpërdorime, janë shokë të Ganimete Musliut, ose Ganës, siç iu referua ai, përcjell GazetaBlic.

Ministri i Bujqësisë: Ndaq gjuni me plumba, ndaq me ujë, s’ka bir nane që e ndalë Faton Pecin!

Tutje, Faton Peci shtoi se koha do ta vërtetojë që ai ka të drejtë.

“Do ta shihi me kohën që unë kam të drejtë. Disa në Ministri që tentojnë keqpërdorime, janë shokë të Ganës. Kaq për momentin”, tha ndër tjera ministri i MBPZHR-së në “Debat Plus“.

/GazetaBlic/