Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se Open Balkan po tregohet si iniciativë më e zhdërvjelltë se sa Procesi i Berlinit.
Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e izoluar dhe se duhet të shohë me një sy tjetër nismat rajonale.
“Unë jom mbështetes i cfardo nisme që është rajonale që e ka një qëllim të tejkalimit të ndasive aktuale. Mendoja se Kosova gjithmonë duhet të jetë e hapur pasi Kosova ka më së paku të humb prej zgjerimit dhe bashkëpunimit pasi jemi vendi i vogël dhe i izoluar. Është e vërtetë se ne si shoqëri jemi të gatshëm të krijojmë klima refuzuese brenda vetes dhe pastaj marrim guximin dhe të drejtën të deklarojmë një distancë dhe mosmbështetje ndaj iniciativave.
Nuk mund t’i zgjedhim ne partnerët dhe ata që merren me këtë. Kam menduar se ma kalimin e kohës skena e politikës ka siguruar një lloj tolerance, por dorën në zemër shpresoja të krijojë një mosfrikë ndaj marrëveshje. Marrëveshja e Uashingtonit të cilën e kemi nënshkruar e ka Open Balkan aty. A do të thotë kjo se kur ka qenë Trump ka pasur vlerë e tash jo. A do të thotë kjo se ka ndërruar emri dhe tani do të thotë tjetërcka. Është më së miri të pyetet zotëri Hoti dhe përgjigjet ai më së miri”, ka thënë ai në T7.