Ministri Faton Peci ka thënë se çdo vendim i tij përcillet me pikë e presje.
Ai shtoi se opozitarët po mundohen që t’i gjejnë gabime, për të cilat angazhohet maksimalisht që mos të ndodhë asnjë, përcjell GazetaBlic.
“Çdo veprim i imi në Ministri përcillet me pikë dhe me presje”, tha ndër të tjera Peci në “Debat Plus“.
Kujtojmë se sot gjatë ditës eskalimi i situatës në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mori dhenë, duke u komentuar shumë në opinionin politik kosovar.
Ministri i Bujqësisë: Ndaq gjuni me plumba, ndaq me ujë, s’ka bir nane që e ndalë Faton Pecin!
/GazetaBlic/