Troy Conley ka arritur të tërheq një varg veturash të modelit Hyundai Kona me peshën totale rreth 18 ton.
Conley e bëri këtë në një event bamirësie ku qëllimi ishte të mblidheshin fonde për Little Wings, Sydney Children’s Hospitals Foundation dhe Ronald McDonald House Charities Australia.
Conley e tejkaloi qëllimin e tij për mbledhjen e fondeve prej 60,000 dollarësh, por fillimisht iu desh të duronte rënien me fytyrë në përpjekjen e parë për të tërhequr veturat.
Dëshira e Conley për të mbledhur fonde për fëmijët e sëmurë buron nga përvoja e tij personale. Kur ai ishte vetëm katër vjeç, ai gati vdiq pasi i kishte këputur veshkën.
Këtu mund ta shihni momentin kur Conley tërheqi makinat e Hyundai Kona.