Statistikat flasin vetë. Skuadrat që korrin rekorde sa herë dalin në fushë e kanë thënë me të madhe zërin e tyre edhe në këtë pjesë të parë të sezonit. Duke thënë se Interi, i cili me 48 gola në 18 ndeshje ka përmirësuar veten edhe në krahasim me sezonin e kaluar, është koha t’iu hedhim një sy sulmeve më të mirë në të gjithë Evropën.
Studimi synon ligat që janë përfshirë në “top 10” e renditjes së UEFA-s. Të dhënat statistikore tregojnë se Interi është në vendin e pestë në Evropë për mesataren e golave: 2.7 gola për ndeshje. Ky produktivitet i projekton zikaltrit diçka larg nga podiumi.
Përballë milanezëve është Liverpool-i që ka shënuar dy gola më shumë dhe ndodhet në vendin e katërt (50 gola në 18 javë kampionati). Vendi i tretë për Ajax-in, i cili me 51 gola në 17 ndeshje ka një mesatare prej 3 golash për ndeshje.
Sidoqoftë, figurat e shkëlqyera të formacioneve të sipërpërmendura nuk duken asgjë në krahasim me dy të parët e renditjes. Dhe mbi të gjitha ia vlen të ndalemi tek i dyti në këtë renditje speciale. Në fakt, është një pozicionim i papritur: Benfica, e cila në Portugali ka shënuar një shifër të shkëlqyer prej 46 golash në 15 ndeshje.
E përkthyer ndryshe, skuadra portugeze ka një mesatare prej 3.1 golash për ndeshje. Pra, meriton medaljen e argjendtë. Skuadra e parë në të gjithë Evropën për golat e shënuar ka 56 “rrjeta” mbresëlënëse në vetëm 17 ndeshje, me një mesatare prej 3.3 golash për ndeshje. Po flasim për Bayernin, i cili pas golit ndaj Wolfsburgut konfirmohet i pari në këtë klasifikim special./noa


