Lajme

Ministri i Bujqësisë: Ndaq gjuni me plumba, ndaq me ujë, s’ka bir nane që e ndalë Faton Pecin!

12/21/2021 15:28
nga:M K

Mbkedhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim nuk ka shkuar ashtu siç është pritur.

Fillimisht, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e gjuajti me ujë ministrin Peci, para se e njëjta të kthehet sërish në komision, përcjell GazetaBlic.

Eskalon mbledhja: Ganimete Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci

Megjithatë, ministri i MBPZHR-së u nervozua, duke thënë se nuk do të lejojë që dostat e Ganës të vjedhin shtetin, siç ka ndodhur më herët.

Tutje ai shtoi se ndaq le të gjuajnë me ujë, ndaq me armë, nuk do të mund ta ndalin atë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

/GazetaBlic/