Skuadra e Ballkanit ka shkarkuar trajnerin Bekim Isufi.
Ekipi nga Suhareka para pak çasteve ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Bekim Isufin.
Isufi u shkarkua nga FC Ballkani menjëherë pas përfundimit të sezonit dimëror, ku pozicionoi skuadrën në vendin e tretë në tabelë me 33 pikë, dy pikë më pak se SC Gjilani që është lider.
‘GazetaBlic Sport’ kontaktoi presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashin për ta pyetur në lidhje me trajnerin e ri të klubit, por i pari i klubit nga Suhareka nuk ishte në disponim të fliste për një gjë të tillë.
Pas prezantimit të gazetarit në telefon, Kabashi menjëherë u përgjigj pa u pyetur asgjë duke thënë: “Nuk kam vakt mu marrë me gazetar, kom punë tjera tash të vitit të ri”.
Megjithatë – kur u informua se redaksia ka informacione se trajneri i ri i klubit mund të jetë Qatip Osmani, apo një trajner me shtetësi kroate, ai tha: “As Qatip Osmani, as kroat, nuk kemi bisedu me kërkon, faleminderit”.


