Lajme

Asnjëherë nuk është vonë: Ismet Mustafa nga Presheva përfundon masterin në moshën 62 vjeçare

12/21/2021 10:45
nga:Y I

62 vjeçari, Ismet Mustafa, nga Rainca e Preshevës ka mbrojtur me notën 10 temën e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Tetovës.

Tema mbante titullin “Stabiliteti i njehsimeve numerike”, ndërsa u mbrojtë të hënën para komisionerëve të udhëhequr nga profesorët: Lazim Kamberi, Xhevahir Beqiri dhe mentori i kandidatit, Billadh Shahini. E komisioni e vlerësoi prezantimin e punimit me notë maksimale, raporton Rainca.com, transmeton Klankosova.tv

Mustafa që e ka edhe epitetin fetar të haxhiut, është mësimdhënë i matematikës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë.